Live Updates /

Ngjarja e rëndë në Fier/ Babai p*rdhunon vajzën e tij 12 vjeçare! E ëma e të miturës: Ka abuzuar me të që kur ka qenë 5 vjeç! Zamir Meta: Ndodhi vetëm një herë!

*Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot vendin, ku një 36 vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur. *Zamir Meta, 36 vjeç është vënë në pranga pas denoncimit të vajzës së tij në komisariat. *E ëma e vajzës me lot në sy nuk ka qenë në dijeni të asaj që ndodhte brenda familjes. *30 vjeçarja nënë e shtatë fëmijëve u ka bërë apel autoriteteve që ti japin dënim maksimal bashkëshortit të saj ndërkohë që ka bërë apel për ndihmë. *Ndërkohë 36- vjeçari Zamir Meta, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij , por ka ndodhur vetëm një herë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot vendin, ku një 36 vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur. *Zamir Meta, 36 vjeç është vënë në pranga pas denoncimit të vajzës së tij në komisariat. *E ëma e vajzës me lot në sy nuk ka qenë në dijeni të asaj që ndodhte brenda familjes. *30 vjeçarja nënë e shtatë fëmijëve u ka bërë apel autoriteteve që ti japin dënim maksimal bashkëshortit të saj ndërkohë që ka bërë apel për ndihmë. *Ndërkohë 36- vjeçari Zamir Meta, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij , por ka ndodhur vetëm një herë.

3 Postime
5 ORE ME PARE

Babai monster pranon se ka kryer s*ks me vajzën e tij

Ngjarja e rëndë në Fier/ Babai p*rdhunon vajzën e tij 12
Zamir Meta

Të tjera detaje tronditëse janë bërë publike nga ngjarje e rëndë në Patos, ku babi ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur vetëm 12 vjeçe.

Burimet policore bëjnë me dije se denoncimi në polici është bëre nga vetë e mitura, pasi është shoqëruar në komisariat pas njoftimit të fqinjëve.

12- vjeçarja në prani të psikologes ka pohuar se është përdhunuar nga babai i saj.

Ndërkohë ajo ka thënë gjithashtu se ka ndodhur edhe një vit më parë kur familja ndodhej në Gjermani , por ka pranuar gjithashtu se ka qenë abuzim sistematik që në moshën 5- vjeçare.

Ndërkohë, babai i saj, 36- vjeçari Zamir Meta, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij , por ka ndodhur vetëm një herë.

Aktualisht e mitura ndodhet në Tiranë, në Qëndrën Rehabilituese” Lilium”./Versus.al

 

6 ORE ME PARE

EMRI/ Ngjarja tronditëse në Fier, me lot në sy flet e ëma e të miturës: Ka abuzuar me të që kur ka qenë 5 vjeç!

Ngjarja e rëndë në Fier/ Babai p*rdhunon vajzën e tij 12
E ëma e të miturës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sheqishtë të Patosit, ku një 36 vjeçar i identifikuar si Zamir Meta dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij 12 vjeçare.

E ëma e vogëlushes, Juela Meta (30 vjeç) ka folur në media në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që 36 vjeçari është vënë në pranga.

Sipas saj, vajza është larguar nga banesa në orën 04:00 të mëngjesit dhe, në gjendje të rënduar psikologjike, ka shkuar te fqinjët për të kërkuar ndihmë.

Meta tregon se më vonë ka mësuar se vajza dyshohet të ketë qenë viktimë e abuzimit sistematik që nga mosha pesëvjeçare, por nuk kishte treguar kurrë për përjetimet e saj, ndërsa vetë nëna nuk ka qenë në dijeni të asaj që ndodhte brenda familjes.

Ajo i ka bërë apel autoriteteve që të japin dënimin maksimal për bashkëshortin e saj dhe ka kërkuar mbështetje nga shteti, duke theksuar se është nënë e shtatë fëmijëve dhe ndodhet në kushte shumë të vështira ekonomike.

“13 vite jam e martuar. Vajza nuk më tregonte por ishte  agravuar sa iku nga shtëpia. Shkova në polici, atje i mora vesh të gjitha, më ra si bombë. Vajza ka kaluar ne depresion, ka thënë që 5 vjeçe në Gjermani. Burri mbante ekonominë e shtëpisë. Të kalbet në burg dhe të marri dënimin e duhur. Ngjarjen e mora vesh në polici.

Vajza ishte hedhur nga dritarja kishte shkuar te komshia, ishte lajmëruar policia. Nuk e dija arsyen pse kishte ikur. Vajza i kishte treguar të gjitha çfarë i kishte bërë babai. Ai mund të më vriste dhe në gjumë, ku dija gjë unë. Me mua vajza nuk fliste, vetëm ishte e agravuar me vëllezërit dhe motrën. E merrja me të mira por nuk tregonte. Kam 7 fëmijë, më ka ikur mendja për vajzën mezi i kam rritur.

Burri herë blinte ushqime herë jo, por shtyheshim. Më ra halli madh me vajzën, por edhe nuk kam strehë as të ardhura. Bukë nuk kam për fëmijët, ju lutem ju përgjërohem më ndihmoni të kem një strehë afër. Ai që më përdhunoi vajzën të marri dënimin e merituar, unë i dhurova 7 engjëj. Ishim në Gjermani dhe na kanë kthyer.”- është rrëfyer e ëma e të miturës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia më herët./Versus.al

 

6 ORE ME PARE

Tronditëse në Fier, babai abuzon sek*ualisht me vajzën e tij 12 vjeçare

Ngjarja e rëndë në Fier/ Babai p*rdhunon vajzën e tij 12

Fier- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqishtë të Patosit ku një 36 vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.

Autori Zamir Meta u denoncua në polici nga bashkëshortja e cila e akuzonte se kishte abuzuar seksualisht me vajzën 12 vjeçare. E mitura tashmë është nën përkujdesjen e psikologut.

Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll