Një prift 48-vjeçar nga provinca e Brescias, Don Ciro Panigara, është vendosur në arrest shtëpiak, pas dyshimeve për abuzim seksual ndaj disa të miturve.
Ngjarja u bë publike pasi një djalë i ri denoncoi rastin në lidhje me një episod abuzimi seksual, çka çoi në dorëheqjen e priftit si famullitar, me kërkesë të dioqezës lokale. Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth një vit më parë.
Hetimet kanë zbuluar se dyshimet për abuzime të tjera datojnë nga vitet 2011 deri në 2013, ku viktimat e mundshme ishin të mitur të përfshirë në veprimtari kishtare, për të cilët prifti kishte përgjegjësi.
Autoritetet italiane po zhvillojnë një hetim të zgjeruar për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të verifikuar nëse ka viktima të tjera të mundshme. Rasti ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe në radhët e komunitetit katolik në Itali. /Versus.al/








