BOTA /

E rëndë/ Shërbimi sekret vret një person në “Shtëpinë e Bardhë”

Forcat lokale të rendit kishin informuar më herët Shërbimin Sekret për një person që shfaqte sjellje vetëvrasëse. Pas këtij njoftimi, oficerët u dërguan menjëherë në vendngjarje për të verifikuar situatën

Shkruar nga Versus

E rëndë/ Shërbimi sekret vret një person në

Një incident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës së dielës, pranë Shtëpisë së Bardhë, ku një person u qëllua nga oficerët e Shërbimit Sekret të SHBA-së gjatë një përplasjeje me armë. Sipas informacioneve paraprake, personi në fjalë dyshohej se kishte ardhur nga Indiana drejt Uashingtonit dhe konsiderohej si një individ i rrezikshëm.

Forcat lokale të rendit kishin informuar më herët Shërbimin Sekret për një person që shfaqte sjellje vetëvrasëse. Pas këtij njoftimi, oficerët u dërguan menjëherë në vendngjarje për të verifikuar situatën. Sapo iu afruan individit të dyshuar, vërejtën se ai mbante një armë zjarri, gjë që çoi në një situatë të tensionuar dhe përfundoi me të shtëna armësh.

Në një deklaratë të bërë publike në platformën X, zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi, konfirmoi se “teksa oficerët i afrohen, personi ishte i armatosur dhe, për shkak të kërcënimit të mundshëm që paraqiste, ndodhi një përplasje ku ai u qëllua.”

Fatmirësisht, asnjë nga oficerët e pranishëm nuk ka pësuar lëndime. Ndërkohë, personi i plagosur është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Ende nuk ka informacione të sakta mbi gjendjen e tij shëndetësore, ndërkohë që hetimet për ngjarjen janë në vijim. /Versus.al/

Poll