Prej disa ditësh, rrjeti po zien nga aludimet për një lidhje të mundshme mes këngëtares nga Shkupi, Kanita Suma dhe Besar Metës, djalit të ish-çiftit të njohur politik Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.
Zërat për këtë romancë u shtuan pas premierës së filmit “Me Fat”, ku Kryemadhi konfirmoi se djali i saj është në një lidhje, pa zbuluar identitetin e partneres.
Megjithatë, burime për emisionin “Prive” bëjnë me dije se bëhet fjalë pikërisht për Kanita Suma, një emër i njohur në skenën muzikore shqiptare.
Sipas këtyre burimeve, dyshja janë prej kohësh në një marrëdhënie të qëndrueshme dhe larg vëmendjes së mediave.
Po ashtu, raportet mes këngëtares dhe familjes së partnerit duket se janë pozitive. Një vëzhgim në rrjetet sociale tregon se Kanita dhe Kryemadhi ndiqen mes tyre, çka sugjeron një raport të afërt dhe miqësor.

Megjithatë, asnjë nga palët nuk ka reaguar publikisht për të konfirmuar apo mohuar këto zëra, duke lënë gjithçka ende në kuadrin e spekulimeve./Versus.al

