BOTA /

“E vërteta e mallkuar” / Pamjet e reja, viktima në Mineapolis u fye pasi u qëllua me armë

Alpha News, një media me seli në Minesota, ka publikuar pamje të reja të incidentit fatal në Minneapolis ku janë përfshirë agjentë të ICE-së, policisë amerikane të imigracionit.

Shkruar nga Versus

“E vërteta e mallkuar” / Pamjet e reja, viktima në

Këto imazhe të reja u filmuan nga një prej agjentëve të ICE-së të pranishëm në vendngjarje.

Këto pamje të reja janë xhiruar nga një prej agjentëve të ICE (Immigration and Customs Enforcement) të pranishëm në vendngjarje.

Në to shihet Renee Nicole Good duke ngarë SUV‑in e saj, një qen në sediljen e pasme, dhe gruaja e saj, Becca, duke qëndruar në këmbë pranë automjetit me smartfonin në dorë. Ndërsa agjenti i bën rreth makinës, Renee i drejtohet atij me një buzëqeshje: “Ej, shoku nuk jam e zemëruar me ty.”

“Ne nuk i ndryshojmë targat çdo ditë, kështu që ta dish. Do të jetë e njëjta targë kur të na flasësh më vonë,” thotë Becca, e dashura e Renee, teksa ai xhiron targat e SUV‑it. “Doni të na sulmoni? Shkoni më mirë hani diçka,” ironizon ajo.

Më pas dëgjohet një agjent që i urdhëron Renee të dalë “nga kjo makinë e mallkuar”, para se ajo të bëjë marsh mbrapa dhe të niset. Një tjetër agjent pastaj qëllon dhe dëgjohen tre të shtëna me armë.

Një agjent i ICE‑s e trajton më pas viktimën me fjalë ofenduese duke e quajtur “putanë e mallkuar”, ndërsa ajo përfundon rrugëtimin e saj, e plagosur rëndë, duke u përplasur me një automjet të parkuar. Deri më tani nuk dihet nëse këto fjalë janë thënë nga personi që qëllo i identifikuar më vonë këtë të premte si Jonathan Ross.

Poll