BOTA /

Çfarë ndodhi? Probleme me radarët në Milano, kaos në aeroportet italiane, anulohen fluturimet

Fluturimet u devijuan drejt aeroporteve të tjera në të gjithë Italinë veriore. Gjatë bllokimit hyri në funksion sistemi rezervë

Shkruar nga Versus

Çfarë ndodhi? Probleme me radarët në Milano, kaos në

Problemet me radarët tokësorë kanë bllokuar fluturimet në qiejt e Italisë, duke bërë që dhjetëra avionë të devijohen drejt aeroporteve të tjera duke shkaktuar mjaft shqetësime për ata që duhet të kalojnë transit përmes Milanos, shkruan media italiane Corriere della Sera.

Këtë e ka konfirmuar dhe Eurocontrol, agjencia evropiane që mbikëqyr lëvizjet në hapësirën ajrore të kontinentit. 

Një problem softuerësh mendohet se e ka sjellë bllokimin e sistemeve kryesore të qendrës së kontrollit të zonës, vazhdon më tej media italiane.

Në këtë rast, aktivizohet një sistem rezervë , i cili megjithatë kërkon një reduktim prej 65% të lëvizjeve në pritje të rikthimit të atij kryesor.

Rifillimi i lëvizjeve sipas Eurocontrol pritet të vazhdohen nga ora 17:40 deri në mesnatë "por me vonesa të konsiderueshme ", gjë që rrezikon të ketë pasoja edhe në fluturimet të hënën e 21 tetorit , dita e pikut të udhëtimit. Disa fluturime u ndaluan përpara nisjes dhe ato u devijuan diku tjetër, si p.sh. disa avionë që u ngritën nga Italia e Jugut dhe më pas u devijuan në Romë Fiumicino ose nga Evropa Veriore dhe u kthyen në baza.

Shqetësimet shkaktuan një kaskadë vonesash që në mënyrë të pashmangshme preku edhe aeroportet e tjera në veri të Italisë, nga Genova në Torino./Versus.al

 

 

Poll