Një breshëri tërmetesh të forta kanë tronditur ishullin grek të Kretës.
Tërmetet nisën më një lëkundje të dyfishtë sizmike me magnitudë 4.8 dhe 4.1 të shkallës Rihter me dy minuta diferencë në zonën detare në jug të Heraklonit.
Tërmeti i tretë i radhës me magnitudë 4.5 Rihter me një diferencë të vogël kohorë nga dy të mëparshmit u regjistrua në bregdetin jugor të Kretës.
Thellësia fokale, sipas Institutit Gjeodinamik, është regjistruar në 5 kilometra.
Ndërsa pak minuta para tërmetit të dyfishtë në Heraklion, një tërmet është shënuar edhe në rajonin e Chanias , me magnitudë 3.5 ballë të shkallës Rihter, por sërish në zonën detare.
Sizmologu grek Gerasimos Papadopoulos është shprehur për median lokale Cretalive se “nuk ka arsye për shqetësim pasi epiqendra është në një zonë detare (në jug të porteve të Kale), por edhe magnituda e tërmeteve është e parëndësishme”./Versus.al







