BOTA /

FOTO / "Apokalips" në Itali, përmbytje e banorë të izoluar nga shiu ekstrem

Në Val di Susa, Rio Gerardo pati vërshime në disa vende, duke shkaktuar izolimin e të paktën 50 personave në fshatra të ndryshëm. Në Feletto, në zonën e Torinos, një 58-vjeçar rezulton i humbur nga vërshimi i përroit Orco teksa punonte me traktorin e tij.

Shkruar nga Versus

FOTO / "Apokalips" në Itali, përmbytje e banorë të

Stuhi e dhunshme e përmbytje në Milano. Rreshjet kanë sjellë shqetësime për banorët e autoritetet në kryeqytetin e Lombardisë dhe në brendësi të saj. Reshje shumë intensive në Piemonte që prej mbrëmjes së së mërkurës dhe po shihen dëmet e para.

FOTO / "Apokalips" në Itali, përmbytje e banorë të

Zjarrfikësve iu desh të kryenin dhjetëra ndërhyrje në Torino, në Val di Susa dhe në Val Chisone, për shkak të një sërë përmbytjesh. Në Feletto, në zonën e Torinos, një person u raportua i zhdukur, një 58-vjeçar rezulton i humbur nga vërshimi i përroit Orco teksa punonte me traktorin e tij.

FOTO / "Apokalips" në Itali, përmbytje e banorë të

Në Val di Susa, Rio Gerardo pati vërshime në disa vende, duke shkaktuar izolimin e të paktën 50 personave në fshatra të ndryshëm. Probleme ka pasur edhe në zonën e Savonës për shkak të përmbytjes së disa rrugëve ujore, ndërsa në zonën Imperia një rrëshqitje dheu ka shkaktuar probleme dhe në pjesën hekurudhore që të çon në kufirin me Francën, por që po përmirësohet me shpejtësi.

FOTO / "Apokalips" në Itali, përmbytje e banorë të

Tridhjetë persona mbetën të izoluar pas shembjes së një ure në Combe në Mattie, një komunë në zonën e Torinos. Kështu kanë bërë të ditur zjarrfikësit që prej orës 04:00 të mëngjesit të sotëm po punojnë në Savona dhe Torino për të përballuar dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura Janë kryer 50 ndërhyrje.

FOTO / "Apokalips" në Itali, përmbytje e banorë të

 

 

Poll