BOTA /

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin e tretë për Sarkozy! A do të rikthehet në burg?

Ish-presidenti u shpall fajtor për shpenzimin e dyfishit të fondeve të lejuara nga kodi zgjedhor për fushatën presidenciale

Shkruar nga Versus

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin e tretë për

Gjykata e Lartë franceze la në fuqi një tjetër dënim për ish-presidentin Nicolas Sarkozy, atë për aferën “Bigmaljo’“.

Sarkozy do të vuajë një tjetër dënim, liri e kufizuar lëvizjeje për gjashtë muaj nën mbikëqyrjen e byzylykut elektronik.

Ish-presidenti u shpall fajtor për shpenzimin e dyfishit të fondeve të lejuara nga kodi zgjedhor për fushatën presidenciale të vitit 2012, ku nuk arriti të zgjidhej për një mandat të dytë.

Limiti ligjor ishte 22.5 milionë euro, por hetimet zbuluan shpenzimin e 43 milionë eurove, që i kishte fshehur duke bashkëpunuar me firmën e marketingut “Bigmaljo’“.

Kësaj radhe gjyqi ishte ndryshe nga ai i diskutuar në javët e fundit, i cili kishte të bënte me komplot kriminal për të marrë fonde të paligjshme nga Libia e Gadafit gjatë fushatës së tij të parë zgjedhore fitimtare kundër Ségolène Royal. Në atë gjyq, Sarkozy u dënua në shkallën e parë, vuajti 20 ditë burg dhe u lirua pasi arriti kufirin e moshës (70 vjeç) dhe sepse nuk përbën rrezik arratisjeje.  

Ai e ka apeluar këtë çështje dhe do të rigjykohet nga 16 marsi deri më 3 qershor 2026.

Avokatët e Sarkozy deklaruan se po vlerësojnë me ish-presidentin mundësinë e paraqitjes së një ankese përfundimtare para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ku do të kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Lartë.

Poll