
Një skllave seksuale e liruar e ISIS-it ka nxjerrë në pah tmerret e përdhunimit çdo ditë – që kur ishte vetëm 14 vjeç.
Kovan, tashmë 24 vjeç, u vu në shënjestër sepse praktikonte fenë e pakicës Yazidi. Kovan u kap në Siri nga ISIS në moshën 14-vjeçare. Ushtarët e përdhunonin atë çdo ditë, madje duke e lënë shtatzënë dhe sot ajo është nënë e dy fëmijëve të cilët kanë lindur të dy nga abuzimi seksual nga militantë të ndryshëm të ISIS.
Pasi u kap, Kovan iu ekspozua luftëtarëve të ISIS-it dhe më pas iu shit cilitdo ekstremist që dëshironte ta blinte.
Ajo u transferua disa herë si skllave në Mosul, Irak , Raqqa, Siria veriore dhe Baghouz, afër kufirit me Irakun.
Kovan tha se ajo u përpoq të ikte nga xhihadisti i parë që e bleu atë, por ai e kapi dhe e rrahu gati për vdekje.
Në një intervistë për Sky News, ajo ka dhënë një rrëfim rrëqethës të robërimit.
"Unë isha ende një vajzë e vogël, si mund të më përdhunonin?"
Ajo thotë se përdhunohej çdo ditë për dy vjet - para se të ishte mjaftueshëm e rritur për të patur perioda.
E gjithë familja e saj u kap nga ISIS, por aktualisht prindërit dhe motra e vogël janë ende të zhdukur.
Kovan bëri pretendimin tronditës se nuset e militantëve të ISIS-it jo vetëm që e dinin që burrat e tyre po përdhunonin gratë, por gratë gjithashtu ato i ndihmonin t'i bënin vajzat gati për abuzim.
Kovan tha: "Të gjitha gratë e ISIS-it e dinin se çfarë po na bënin burrat e tyre. Ata e dinin se na përdhunonin. Ata na përgatisnin për burrat e tyre, na bënin grim dhe na vishnin që burrat e tyre të na përdhunonin”.
Kovan gjithashtu pretendoi se ajo ishte dëshmitare e përdhunimit të një fëmije 10 vjeç.
Ajo u shpëtua përfundimisht nga ushtarët kurdë të Forcave Demokratike Siriane.
Trupat e çuan atë në një shtëpi të sigurt, duke e ribashkuar me disa nga familja e saj.
Kovan vërtetë është ribashkuar me pjesën e mbijetuar të familjes, por i është dashur që për momentin të heqë dorë nga dy fëmijët e saj, të cilët nuk ja pranon komuniteti Yazidy, pjesë e të cilit është. Aktualisht 24 vjeçaja, veç luftës për të ripatur sapo të jetë e mundur fëmijët e saj pranë, po kërkon drejtësi edhe për mizoritë e ndodhura me gratë e vajzat e përdhunuara nga militantët e ISIS.
Feja Yazidi është e lashtë, por anëtarët e ISIS-it e quajnë atë "të pazot" dhe kanë kryer gjenocid prej vitesh.
Rreth 400,000 Yazidi besohet se janë larguar nga shtëpitë e tyre në përpjekjen e çmendur të islamistëve për t'i përdhunuar dhe vrarë ata.
Vlerësohet se rreth 3.000 gra jazide janë të zhdukura, që dyshohet se mund të jenë vrarë ose të mbahen rob.







