
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka theksuar fuqinë e ushtrisë amerikane dhe paralajmëruar se “Kuba është e radhës”, ndërkohë që autoritetet në Havana kanë bërë një ofertë për të kompensuar kompanitë amerikane të shtetëzuara pas revolucionit të vitit 1959.
Sipas mediave evropiane, oferta e Kubës duket e pabesueshme dhe ka për qëllim të qetësojë të paktën përkohësisht shqetësimin për një ndërhyrje amerikane. Sipas ekonomistëve, shuma prej 9 miliardë dollarësh është minimale për shlyerjen e aseteve të kompanive të mëdha si Exxon Mobil, Chevron, Hilton, AT&T dhe Bacardi.
Mediat perëndimore theksojnë se, për shkak të sanksioneve amerikane dhe keqmenaxhimit ekonomik, popullsia kubane po përballet me mungesë energjie elektrike, ushqimi dhe ilaçesh. Në këtë kontekst, Presidenti kuban Miguel Díaz-Canel ka deklaruar se autoritetet janë të gatshme të negociojnë me Uashingtonin dhe për të lehtësuar investimet amerikane në kompanitë kubane.
Megjithatë, Díaz-Canel ka theksuar se negociatat nuk do të nënkuptojnë ndryshime në rendin politik komunist njëpartiak, duke ruajtur kontrollin e partisë mbi vendin.

