Kosovë- Ish-presidenti Hashim Thaçi ka mbërritur sot në Kosovë për të bërë një vizitë tek babai i tij i cili po merr trajtim mjekësor në Prishtinë.
Pas tre kërkesave radhazi, kërkesa e Thaçit është miratuar dhe aktualisht, ish-presidenti ndodhet në QKUK. Në hyrje të spitalit, Thaçi u duartrokit nga qytetarët e pranishëm, ndërsa edhe ai i përshëndeti me dorë.
Prej nëntorit të vitit 2020, Thaçi po qëndron në paraburgimin e Hagës pasi akuzohet për krime gjatë luftës në Kosovë. Versus.al







