
Greqi- Zona Arkeologjike e Akropolit do të qëndrojë e mbyllur nga ora 12:00-17:00, për shkak të temperaturave të larta.
Ata që kanë prerë bileta për periudhën nga ora 12.00 deri në orën 17.00, mund të vizitojnë destinacionin arkeologjik pas rihapjes së tij nga ora 17.00 deri në 20.00.
Temperaturat arrijnë deri në 43 gradë celsius në Greqi. Vala e të nxehtit pritet të përfshijë vendin deri ditën e nesërme. Versus.al







