BOTA /

I’a kalon edhe Enverit, Presidenti i Ruandës fiton me 99.15% të votave

Shkruar nga Versus

I’a kalon edhe Enverit, Presidenti i Ruandës fiton me 99.15% të

Presidenti i Ruandës, Paul Kagame i’a kalon edhe ish-diktatorit Enver Hoxha kur bëhet fjalë për rezultatin e fitores në zgjedhje.

Edhe pse numërimi ende nuk është përfunduar, Kagame, mund të festojë një fitore dërrmuese në zgjedhjet presidenciale të vendit me 99.15% të votave të marra.

Këtë e vërtetojnë edhe rezultatet zyrtare të pjesshme me 79% të votave të numëruara. "Rezultatet tregojnë një numër shumë të lartë votash në favorin tim. Ato nuk janë thjesht shifra, por një shprehje besimi," tha Kagame, duke komentuar suksesin politik.

Në Ruandë u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe legjislative, në të cilat Kagame, i cili ka udhëhequr vendin që nga fundi i gjenocidit Tutsi në 1994, së bashku me partinë e tij.

“Kandidati i Frontit Patriotik të Ruandës (RPF), Paul Kagame, mori 99,15% të votave në zgjedhjet presidenciale, kandidati i Partisë Demokratike të Gjelbër të Ruandës, Frank Habineza, mori 0,53% dhe kandidati i pavarur Philippe Mpayimana mori 0,32%. ”, tha presidenti i Komisionit Zgjedhor Oda Gasinzigëa për televizionin kombëtar.

Nëntë milionë qytetarë u thirrën për të votuar.

Vendi i vendosur në rajonin e Liqeneve të Mëdha të Afrikës Lindore, ku 65% e popullsisë është nën 30 vjeç dhe deri më sot, nuk ka njohur asnjë drejtues tjetër në pushtet, përveç Kagames.

Poll