Ish-kryeministri i Skocisë, Alex Salmond, ka vdekur papritur teksa mbante një fjalim në një aktivitet në Ohër të Maqedoninë e Veriut.
69-vjeçari u ndje keq dhe u rrëzua gjatë fjalës së tij. Mjekët më pas konstatuan vdekjen e Salmond.
Alex Salmond udhëhoqi Skocinë në prag të pavarësisë. Ai mbajti detyrën e ministrit të parë të Skocisë, një post ky që asociohet me atë të Kryeministrit, që prej vitit 2007. Ai dha dorëheqjen nga detyra pasi dështoi të arrinte pavarësinë e Skocisë në referendumin e mbajtur në vitin 2014.
Ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta i ka shprehur edhe Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, që 69-vjeçarin e konsideroi si “figurë monumentale” për më shumë se 30 vite.
For more than 30 years, Alex Salmond was a monumental figure of Scottish and UK politics. He leaves behind a lasting legacy.
— Keir Starmer (@Keir_Starmer) October 12, 2024
My thoughts are with those who knew him, his family, and his loved ones.
On behalf of the UK government I offer them our condolences today. pic.twitter.com/LV70WrXHlD







