BOTA /

Itali, ndërron jetë në moshën 84 vjeçare, Umberto Bossi

Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar vitet e fundit. Pas goditjes në tru që pësoi në vitin 2004, ish-sekretari i Lega-s nuk u rikuperua plotësisht.

Shkruar nga Versus
Itali, ndërron jetë në moshën 84 vjeçare, Umberto
Umberto Bossi

Ka ndërruar jetë në moshë n 84 vjeçare themeluesi i Lega-s, Umberto Bossi. 

Sipas mediave italiane, ish-ministri dhe ish-deputeti, një figurë historike e qendrës së djathtë italiane, u nda nga jeta sot, të enjten më 19 mars.

Ai ndërroi jetë në spitalin Circolo të Varese.

Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar vitet e fundit. Pas goditjes në tru që pësoi në vitin 2004, ish-sekretari i Lega-s nuk u rikuperua plotësisht.

Umberto Bossi lindi në vitin 1941 në Cassano Magnago, në Lombardi.

Pasi braktisi studimet për mjekësi në vitet ’60, iu përkushtua plotësisht politikës.

Bossi pati një karrierë shumë të gjatë politike. Ai ishte ministër, senator, deputet dhe eurodeputet i Lega Nord, duke mbajtur postin e sekretarit federal deri në vitin 2012 dhe më pas atë të presidentit të përjetshëm. Ai shërbeu edhe si ministër i Reformave për federalizmin.

U zgjodh për herë të parë senator në vitin 1987 dhe njihej me nofkën “Senatori”.

Që nga viti 1992, ai ka mbajtur shtatë herë mandatin e deputetit, një herë atë të senatorit dhe tre herë atë të eurodeputetit.

Në qeveri hyri për herë të parë në vitin 2001, si ministër për reformat institucionale dhe devolucionin në qeverinë e dytë të Berlusconit./Versus.al

Poll