Ushtria izraelite tha sot se lëshoi një "urdhër urgjent evakuimi" për portin jemenas të Hodeidah në Detin e Kuq dhe se do të sulmojë zonën në orët në vijim.
"Ushtria izraelite do të sulmojë zonën në orët në vijim për shkak të aktiviteteve ushtarake që po kryhen atje nga regjimi terrorist Huthi ", - paralajmëroi zëdhënësi arabishtfolës i ushtrisë izraelite.
“Për sigurinë tuaj, u bëjmë thirrje të gjithë atyre që ndodhen në portin e Hodeidah dhe anijeve të ankoruara atje që të evakuojnë menjëherë zonën”, tha ai, duke shtuar se “kushdo që mbetet në zonë po vë jetën e tij në rrezik ”.
IDF ka sulmuar portin e Hodeidah disa herë në përgjigje të sulmeve të përsëritura me raketa balistike dhe dronë nga rebelët Huthi të mbështetur nga Irani kundër Izraelit.







