Steve Bannon u dënua në tetor 2022 me katër muaj burg për pengim të hetimimeve të Kongresit Amerikan për shkak të refuzimit të tij për të bashkëpunuar me hetimin parlamentar për sulmin në Kapitol më 6 janar 2021.
Ish-këshilltari i Donald Trump Steve Bannon shkoi në një burg federal në verilindje të Shteteve të Bashkuara këtë hënën për të filluar vuajtjen e dënimit për pengimin e hetimit parlamentar për sulmin në Kapitol.
"Jam krenar që shkoj në burg sot (...) nëse kjo është ajo që duhet për t'iu kundërvënë Joe Biden," tha Bannon, përpara se të hynte në burgun Danbury (Connecticut), duke e përshkruar veten si "i burgosur politik".
Steve Bannon, 70 vjeç, një figurë me ndikim në lëvizjen ultra-konservatore, tani duhet të vuajë katër muaj pas hekurave, pasi apelimi i tij për pezullimin e dënimit, u refuzua nga një gjykatës.
Pantallona gri dhe këmishë e zezë, ai u përshëndet pranë ndërtesës së burgut nga një turmë e vogël mbështetësish me flamujt "Trump 2024" .







