
Ile Goçevski shoferi i ambulancës nga Maqedonia ka ndërruar jetë teksa transportonte të lënduarit nga 'diskoteka e vdekjes' në Koçan.
Mediat vendase shkruajnë se Goçevski nuk e përballoi dot stresin që përjetoi për shkak të tragjedisë në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe 155 u plagosën.
Miq dhe të njohurit e Goçevskit po i japin lamtumirën e fundit në rrjete sociale.
''Nuk ka fjalë që të përshkruajnë... Ti ishe më shumë se një burrë një njeri me zemër dhe shpirt të madh. Dje bëre maksimumin për të shpëtuar shpirtra të rinj, të pafajshëm dhe në fund u largove edhe ti... Pusho në paqe ''- shkruhet në një nga postimet.
Tragjedia e Koçanit ka lënë një plagë të thellë në shoqërinë maqedonase, duke kërkuar jo vetëm drejtësi, por edhe një hetim të plotë dhe masa për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen./Versus.al







