BOTA /

'Kishin bashkëpunëtor brenda muzeut të famshëm', gabimet fatale i hodhën në 'prehrin e policisë' grabitësit e Luvrit

Ata lanë mbi 150 gjurmë në vendin e krimit, duke përfshirë ADN-në, pamjet e kamerave të sigurisë dhe bisedat telefonike. Rrjedhjet e informacionit nga hetimi po shkaktojnë shqetësim në zyrën e prokurorit të Parisit.

Shkruar nga Versus

'Kishin bashkëpunëtor brenda muzeut të famshëm',

Dy të arrestuar për grabitjen spektakolare të bizhuterive në Luvër: dyshohet për bashkëpunëtor brenda muzeut

Një burim i afërt me hetimet e grabitjes së bizhuterive në Muzeun e Luvrit ka zbuluar se hajdutët kishin një bashkëpunëtor brenda institucionit.

“Ekzistojnë prova dixhitale forenzike që tregojnë bashkëpunim mes një prej punonjësve të sigurisë së muzeut dhe autorëve të grabitjes,” – tha burimi për gazetën britanike The Telegraph.

Sipas hetuesve, punonjësi dyshohet se ka komunikuar paraprakisht me grabitësit, duke u dhënë atyre informacione të ndjeshme mbi sistemin e sigurisë dhe duke zbuluar një pikë të dobët në mbrojtjen e muzeut.

Regjistrimet dhe mesazhet e gjetura shërbejnë si prova të mundshme për këtë bashkëpunim.

Në mbrëmjen e së shtunës, policia franceze arrestoi dy burra të dyshuar, të cilët tashmë ndodhen në paraburgim.

Të dy janë të njohur për autoritetet për grabitje të mëparshme dhe janë ndjekur për disa ditë para se të ndaloheshin.

Hetimet kanë zbuluar më shumë se 150 gjurmë ADN-je në vendin e ngjarjes, të cilat ndihmuan në identifikimin e të dyshuarve.

Po ashtu, kamerat e sigurisë dhe përgjimet telefonike kanë qenë vendimtare për zbardhjen e rastit.

Sipas mediave franceze, të arrestuarit janë në të tridhjetat dhe kishin planifikuar të arratiseshin jashtë vendit: njëri ishte gati të fluturonte drejt Algjerisë dhe u ndalua në aeroport, ndërsa tjetri u kap në Paris, pak para se të nisej për në Mali.

Autoritetet po hetojnë tani nëse punonjësi i dyshuar i muzeut ka qenë “spiuni” që u hapi rrugën grabitësve në njërën prej godinave më të mbrojtura të botës./Versus.al

 

Poll