BOTA /

Kurdët marrin përsipër sulmin terrorist në Turqi, ku u vranë 5 njerëz

Shkruar nga Versus

Kurdët marrin përsipër sulmin terrorist në Turqi, ku u

Një grup militant kurd ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj selisë së një kompanie të rëndësishme të mbrojtjes në Ankara, ku u vranë së paku pesë njerëz.

Në një deklaratë, krahu ushtarak i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, tha se sulmi i 23 tetorit ndaj kompanisë së mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të Turqisë, u krye nga dy anëtarë të saj, si përgjigje ndaj “masakrave” të Turqisë dhe veprimeve të tjera të saj në rajonet kurdë.

Një burrë dhe një grua iu sulën selisë së institucionit të rëndësishëm në periferi të Ankarasë, duke hedhur mjete shpërthyese dhe duke shtënë me armë. Gjatë të shtënave me forcat e sigurisë u vranë edhe dy sulmuesit, ndërsa u plagosën më shumë se 20 njerëz të tjerë.

Poll