BOTA /

Lufta në Ukrainë, forcat ushtarake ruse marrin kontrollin e një vendbanimi në lindje

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se forcat e saj ushtarake kanë marrë kontrollin e vendbanimit Mykhailivka në Ukrainën lindore.

Shkruar nga Versus

Lufta në Ukrainë, forcat ushtarake ruse marrin kontrollin e një

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se forcat e saj ushtarake kanë marrë kontrollin e vendbanimit Mykhailivka në Ukrainën lindore.

Rusia lëshoi ​​68 dronë dhe ​​4 raketa kundër zonave të Ukrainës gjatë natës. Dy raketa balistike Iskander-M goditën rajonet Poltava dhe Odesa, dhe dy raketa lundrimi të drejtuara Kh-59 u qëlluan në rajonet Chernihiv dhe Sumy. Lajmi është konfirmuar nga forcat ajrore ukrainase në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Një ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin, në forumin ndërkombëtar “Marrëdhëniet mes kohërave dhe qytetërimeve” në Turkmenistan tha se bota po përjeton një rend të ri botëror.

"Marrëdhëniet ndërkombëtare kanë hyrë në një epokë ndryshimesh thelbësore. Një rend i ri po formohet në botë, duke reflektuar diversitetin e planetit dhe këto procese nuk mund të ndalen".

Sa i përket luftës në Ukrainë, Moska ka zhvendosur rreth 50,000 ushtarë nga sektorë të tjerë të frontit në rajonin rus Kursk, ku ushtria ukrainase ka depërtuar prej disa kohësh./Versus.al

Poll