BOTA /

"Çarmatoseni ju Hezbollahun", Izraeli hedh mijëra fletëpalosje për banorët e Libanit

Shkruar nga Versus

"Çarmatoseni ju Hezbollahun", Izraeli hedh mijëra

Forcat Ajrore Izraelite hodhën fletëpalosje në Bejrut pasditen e sotme, duke u bërë thirrje civilëve të veprojnë kundër Hezbollahut. Një nga fletëpalosjet, drejtuar popullit libanez, thoshte: “Ju duhet ta çarmatosni Hezbollahun, mburojën e Iranit”, dhe “Libani është vendimi juaj, jo i dikujt tjetër”.

Fletëpalosja përfshinte një kod QR, së bashku me frazën: “Njësia 504 po punon për të siguruar të ardhmen e Libanit dhe popullit të tij”.

Njësia 504 është një njësi e inteligjencës ushtarake izraelite. Hedhja e fletëpalosjeve është një taktikë e përdorur edhe në Gaza.

Ushtria e Libanit në një deklaratë i paralajmëroi qytetarët “kundër skanimit të kodeve dhe mbi këto lidhje”, duke përmendur “rreziqe ligjore dhe të sigurisë, si dhe potencialin për hakimin e telefonave celularë dhe aksesimin e të dhënave personale”. Versus.al

 

Poll