
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar datën 9 prill si ditën e përfundimit të luftës kundër Iranit. Kjo u raportua nga media izraelite Ynet e cila citoi një zyrtarë të lartë izraelit.
Ndërkohë, ende nuk ka ndonjë konfirmimin nga Uashingtoni ku së fundmi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se kishte arritur një marrëveshje mbi pikat kryesore me Iranin, duke folur me gazetarët para se të nisej për në Memphis.
Ai njoftoi gjithashtu një pauzë pesë-ditore në sulmet ndaj infrastrukturës energjetike iraniane, duke e lidhur vendimin me kontakte “pozitive dhe produktive” dhe diskutime të vazhdueshme për një zgjidhje të mundshme të konfliktit.
Megjithatë, Teherani e hodhi poshtë këtë interpretim, duke mohuar çdo negociatë, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, dhe duke e interpretuar këtë veprim si një “tërheqje” nga Shtetet e Bashkuara. Ministria e Jashtme iraniane përsëriti se nuk do të ketë dialog derisa të arrihen objektivat ushtarake. Versus.al


