Greqi- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në vendin fqinj gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kur një zjarr i madh shpërtheu në fabrikën e biskotave Violanta në Trikala. Zjarri shpërtheu pak para orës 04:00 të mëngjesit duke shkrumbuar totalisht një pjesë të fabrikës.
Në momentin e shpërthimit pesë punëtore femra ishin në fabrikë. Tre prej tyre humbën jetën ndërsa dy të tjera janë zhdukur.
Pesë punëtorë të tjerë që mbërritën në vendngjarje dhe një zjarrfikës u dërguan në spital dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë 40 zjarrfikës me 15 automjete po veprojnë për të gjetur edhe gratë e zhdukura dhe për të shuar plotësisht flakët. Versus.al

