BOTA /

Ndihmoi arratisjen e rusit të shumëkërkuar nga SHBA-ja, pranga në Itali "arkitektit" të arratisjes spektakolare

Personi i arrestuar dyshohet se organizoi largimin e Artyom Uss nga Italia në mars të vitit 2023, një ditë pasi një gjykatë italiane miratoi ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara.

Shkruar nga a.b.

Ndihmoi arratisjen e rusit të shumëkërkuar nga SHBA-ja, pranga

Italia arrestoi të premten një të dyshuar i cili akuzohet se e ndihmoi djalin e një guvernatori rus të arratisej ndërsa po përballej me shqyrtimin e kërkesës së Shteteve të Bashkuara për ekstradimin e tij, nën dyshimet për eksport të paligjshëm të teknologjisë ushtarake, njoftuan autoritetet.

Personi i arrestuar dyshohet se organizoi largimin e Artyom Uss nga Italia në mars të vitit 2023, një ditë pasi një gjykatë italiane miratoi ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara.

Uss ishte një nga pesë rusët e arrestuar me kërkesë të Uashingtonit për “skema të paligjshme për të eksportuar teknologji të fuqishme ushtarake” amerikane në Rusi. Uss u zhduk nga rezidenca e tij dhe disa ditë më vonë njoftoi se ishte kthyer në Rusi.

Ndihmoi arratisjen e rusit të shumëkërkuar nga SHBA-ja, pranga

I dyshuari i arrestuar të premten, gjithashtu rus, dyshohet se ka ndjekur vendimet e gjykatës së Milanos që urdhëroi ekstradimin e Uss dhe përgatitjen e një plani për arratisjen e tij.

Mediat italiane e identifikuan të dyshuarin si sipërmarrësin Dmitry Chirakadze, bashkëthemelues i grupit Pravo.ru, i cili ofron ndihmë për faqet e internetit të gjykatave ruse. Gjithashtu u tha se ai është aksionar në "kompani të shumta ruse me përfshirjen e anëtarëve të familjes Uss".

 

 

Poll