BOTA /

Ndodh në Itali, sulmohet me gurë autobusi me tifozë basketbolli, vd*s shoferi

Të gjithë tifozët janë identifikuar. Viktima është shoferi i dytë i autobusit, Raffaele Marianella, 65 vjeç, i cili u godit nga ana e pasagjerit.

Shkruar nga Versus
Ndodh në Itali, sulmohet me gurë autobusi me tifozë basketbolli,
Foto nga vendngjarja

Itali- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Rieti-Terni ku një prej shoferëve të autobusit që transportonte tifozët e Pistoia Basket vdiq pasi u sulmua me gurë nga tifozët e skuadrës kundërshtare.

65 vjeçari Raffaele Marianella, ishte ulur në sediljen e përparme të autobusit pranë kolegut të tij që po ngiste mjetin kur disa gurë të mëdhenj e goditën.

Tensioni kishte qenë i lartë në fushë gjatë ndeshjes, si dhe në tribuna, aq sa ndërhyrja e policisë ishte e nevojshme për të qetësuar bazat e tifozëve kundërshtarë.

Nga rrëfimet e dëshmitarëve dhe kamerat e mbikëqyrjes, hetuesit shpresojnë të identifikojnë ata që janë përgjegjës për këtë akt absurd huliganizmi, i cili këtë herë nuk përfshin botën e futbollit, por basketbollin, i cili mendohej se ishte imun ndaj shpërthimeve të tilla të dhunshme. Versus.al

Tags:

itali

Poll