Maqedoni e Veriut- Ka përfunduar numërimi në 3472 qendra votimi nga 3474 që janë në total. Sipas KQZ-së së Maqedonisë së Veriut, VMRO-DPMNE ka shënuar një fitore të fortë duke kryesuar në 54 komuna.
Sa u takon partive shqiptare, koalicioni VLEN kryeson në 9 bashki, AKI në 5 komuna. Ndërkohë LSDM renditet forcë e tretë me 8 komuna dhe PD e turqve forcë e fundit me vetëm 1 komunë.
Në total 30 komuna do të shkojnë në balotazh, mes të cilave edhe Tetova ku kryeson koalicioni shqiptar “VLEN”. Ndërsa mes VMNRO-DPMNE dhe LSDM do të ketë balotazh në 20 komuna.
Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 2 nëntor dhe për të qenë fituese, një parti ose koalicion duhet të sigurojë mbi 50% të votave.
Procesi zgjedhor u zhvillua në 3,474 qendra votimi në të gjithë vendin, ndërsa në listën e votuesve u regjistruan 1,832,415 qytetarë me të drejtë vote. Në zgjedhje morën pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe të pavarura qytetarësh, duke përfshirë gjithsej 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista për anëtarë këshillash. Versus.al







