BOTA /

Në krizë për fonde, grupi i Hezbollahut rrit trafikun e drogës në Evropë

Shkruar nga Versus
Në krizë për fonde, grupi i Hezbollahut rrit trafikun e
Banderola me foton e Nasrallah, liderit të vrarë të Hezbollahut

Grupi militant libanez Hezbollah po përpiqet të rrisë trafikun e drogës në Evropë, i thanë Zërit të Amerikës ish-zyrtarë amerikanë. Grupi militant i mbështetur nga Irani po goditet nga një ofensivë e intensifikuar ushtarake izraelite që ka shkatërruar burimet kryesore të të ardhurave të grupit në Liban.

Zyrtarët ndërkombëtarë të zbatimit të ligjit i thanë Zërit të Amerikës, megjithatë, se grupi i cilësuar si organizatë terroriste nga Uashingtoni përballet me disa sfida në zgjerimin e operacioneve të tij të trafikut të drogës në Evropë.

Grupi militant libanez është përballur me një krizë financiare që kur Izraeli përshkallëzoi sulmet ndaj drejtuesve të organizatës dhe infrastrukturës në Liban, sipas burimeve amerikane dhe libaneze që folën për Zërin e Amerikës në fillim të këtij muaji.

Këto sulme përfshijnë sulmet ajrore izraelite të së dielës në degët e institucionit bankar të Hezbollahut Al-Qard Al-Hassan në pjesë të Libanit të kontrolluara nga Hezbollahu, duke përfshirë bastionin jugor të Bejrutit.

Intensifikimi i ofensivës së Izraelit vjen pas 11 muajve të një reagimi të kufizuar ushtarak ndaj sulmeve të Hezbollahut në veri të shtetit hebre. Grupi libanez nisi sulmet e tij ndaj Izraelit një ditë pas sulmit terrorist të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, i cili ndezi luftën më shumë se 1-vjeçare në Rripin e Gazës.

Ish-zyrtarët amerikanë, të cilët folën ekskluzivisht për Zërin e Amerikës për aktivitetet ndërkombëtare të trafikut të drogës të Hezbollahut, thanë se burimet e tyre në Evropë kanë raportuar këtë muaj për një rritje të interesit nga grupi militant libanez për trafikun e drogës në kontinentin evropian. .

"Kam biseduar me disa trafikantë që operojnë në Evropë, të cilët janë arrestuar në të kaluarën dhe rekrutuar si burime të zbatimit të ligjit dhe që i janë kthyer trafikimit," thotë David Asher, një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Mbrojtjes. i cili është marrë me operacione kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave nga grupi Hezbollah, gjatë një interviste për Zërin e Amerikës më 9 tetor.

“Ata më kanë thënë se janë kontaktuar për të rregulluar dërgimin e drogës tek individët e lidhur me Hezbollahun sa më shpejt të jetë e mundur”, vazhdoi Asher.

"Kjo nuk do të thotë se sasia e drogës që mund të blihet në rrugë tashmë është rritur, por unë pres që kjo të ndodhë pasi fondet e Hezbollahut në Liban janë në rrezik dhe ata duhet të sigurojnë më shumë para përmes rrugëve të paligjshme." .

Thomas Cindric, një agjent i pensionuar i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zbatimin e Drogës (DEA), i tha Zërit të Amerikës të hënën se njerëzit e lidhur me trafikun e drogës kanë raportuar gjithashtu një rritje të aktivitetit të trafikut të drogës në Evropë nga grupet e lidhura me Hezbollahun, gjatë dhjetë ditëve të fundit.

Poll