
Profesoresha e pianos në Fakultetin e Artit Muzikor, Sara Projkovska, e cila ishte vokaliste në grupin “DNK” ka humbur jetën nga zjarri që përfshiu diskotën në Koçan, kanë konfirmuar Fakulteti i Artit Muzikor.
Kolegia e saj Ana Kostadinovska gjithashtu ishte pjesë e grupit ‘DNK’ të cilët po performonin në diskotekë ku ra zjarri është në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohet në shtëpi sipas familjarëve të saj.
Mediat vendase shkruajnë se Projkovska ishte nënë e dy fëmijëve. Gjatë gjithë karrierës së saj këndonte si vokaliste mbështetëse pothuajse për të gjithë këngëtarët e estradës në Maqedoni.
Ish-bashkëshorti i saj, trompetisti dhe profesori i xhazit, Aleksandar Nikolovski, u nda nga jeta në vitin 2021 në moshën 48-vjeçare.
Mediat e Maqedonisë së Veriut kanë raportuar se në mesin e 59 viktimave të tragjedisë së rëndë në Koçan përveç Projokovskas janë dhe 4 anëtarë të grupit muzikor DNK.
Bëhet fjalë për Filip Stefanovski, Gjorgi Gjorgiev, Andrej Gjorgievski, si dhe fotografi i tyre, Aleksandar Efremov./Versus.al







