BOTA /

Një tjetër akuzë e rëndë për themeluesin e Telegram të arrestuar në Paris

Pavel Durov është gjithashtu nën hetim për dhunë barbare dhe ndaj një prej fëmijëve të tij.

Shkruar nga B.SH
Një tjetër akuzë e rëndë për themeluesin e
Pavel Durov

Themeluesi i Telegram Pavel Durov është vënë nën hetim gjithashtu për dhunë barbare dhe ndaj një prej fëmijëve të tij.

Në korrik të këtij viti, miliardieri rus u mburr se ishte babai biologjik i më shumë se 100 fëmijëve falë dhurimeve të tij të spermës në një duzinë vendesh, duke e përshkruar këtë si një "detyrë qytetare".

Hetimi tashmë është hapur dhe ka të bëjë me ngjarjet e ndodhura në Paris. 

Miliarderi rus u arrestua në Francë me dymbëdhjetë akuza , duke përfshirë mungesën e masave në rrjetin e tij social kundër trafikut të drogës dhe kundër pornografisë së fëmijëve. 

Të mërkurën gjykatësi hetues vendosi t'i japë fund paraburgimit të Durovit dhe ai u transferua në gjykatë për t'iu përgjigjur gjykatësit që duhet të vendosë për fatin e tij.

Në vitin 2017, pronari i Telegram ishte në qendër të një operacioni spiunazhi

Ndërkohë, Wall Street Journal zbuloi se Durov u takua me presidentin francez Emmanuel Macron në vitin 2018 dhe me atë rast atij iu kërkua të zhvendoste zyrën e regjistruar të mediave të tij sociale në Paris. Por ai refuzoi. Burime të kontaktuara nga gazeta amerikane thanë gjithashtu se në vitin 2017, pronari i Telegram ishte në qendër të një operacioni spiunazhi të organizuar nga shërbimet sekrete franceze në bashkëpunim me ato të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku ndodhet aplikacioni i quajtur “Purple”. Një iniciativë e lindur nga shqetësimet që u ngritën për përdorimin e Telegramit nga militantë islamikë, trafikantët e drogës dhe kriminelët kibernetikë.

Dhuna ndaj të miturve, një raport në 2023

 Nga informacionet që kanë dalë deri më tani, Durov - i cili ka nënshtetësi ruse, franceze dhe T% Emirateve të Bashkuara Arabe ka mbajtur gjithashtu marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe burimet ukrainase kanë folur për një takim të fundit me presidentin rus Vladimir Putin.

Gazeta “Politico” ishte i pari që foli për një rast dhune ndaj të miturve, pasi kishte parë dokumentet gjyqësore mbi të cilat kishte një urdhër arresti nga autoritetet franceze që në mars të kaluar.

Sipas Politico hetimi pwr Telegram ka nisur pas njw rasti për abuzim seksual ndaj të miturve, ndoshta i njëjti hetim që tani ka dalë në dritë bazuar në zbulimet e mbledhura nga agjencia AFP.

Ankesa wshtw paraqitur në vitin 2023 nga nëna e fëmijës, e cila tani jeton me të në Zvicër.

I njohur për konfidencialitetin e tij, Durov, 39 vjeç, deri më tani ka grumbulluar një pasuri të vlerësuar në mbi 15 miliardë dollarë dhe hedh poshtë akuzat e bëra ndaj tij për mungesë bashkëpunimi me hetuesit në hetimet e nisura për zbulimin e personave përgjegjës për aktivitete kriminale të kryera gjithashtu falw Telegramit.

Arrestimi i themeluesit të aplikacionit, i cili aktualisht ka 900 milionë përdorues, ka ndezur shumë deklarata debate duke përfshirë dhe pronarin e X, Elon Musk dhe disa autoriteteve ruse që kanë akuzuar Francën se ka ngritur një çështje politike dhe se dëshiron të kryejë një operacion censurimi në lidhje me lirinë e informacionit. / Versus.al

 

Poll