BOTA /

‘Nuk do mbështesim asnjë kandidat’/ Shkakton bujë dhe zemërim në SHBA vendimi i marrë nga Washington Post

Punonjësit e Washington Post janë indinjuar me vendimin që thyen precedentin 30-vjeçar, duke pretenduar se Jeff Bezos anuloi mbështetjen e Kamala Harrisit.

Shkruar nga Versus

‘Nuk do mbështesim asnjë kandidat’/ Shkakton bujë dhe

Ka shkaktuar bujë dhe zemërim në mesin e punonjësve aktualë dhe të mëparshëm të Washington Post dhe figurave të tjera të shquara në botën e medias amerikane, pasi drejtuesit e gazetës zgjodhën të premten (25 tetor) të mos mbështesin asnjë kandidat në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Botuesi i gazetës  Will Lewis, njoftoi të premten se për herë të parë pas 30 vitesh, redaksia e gazetës nuk do të mbështeste një kandidat në zgjedhjet presidenciale të këtij viti, as në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Pas publikimit të lajmit, vërshuan reagime, ku njerëzit kritikuan vendimin, i cili, sipas disa punonjësve dhe gazetarëve, dyshohet se ishte marrë nga pronari i gazetës, miliarderi Jeff Bezos.

Në një deklaratë, sindikata që përfaqëson personelin editorial dhe gazetarët në Washington Post u shpreh se ata ishin "thellësisht të shqetësuar" nga vendimi "veçanërisht vetëm 11 ditë përpara një zgjedhjeje jashtëzakonisht të rëndësishme".

“Roli i një Bordi Redaktues është të bëjë pikërisht këtë: të ndajë mendime mbi lajmet që ndikojnë në shoqërinë dhe kulturën tonë dhe të mbështesë kandidatët për të ndihmuar në udhëzimin e lexuesve”, thuhet në deklaratë.

Bëhet fjalë gjithashtu për faktin se "menaxhimi ndërhyri në punën e anëtarëve tanë në Editorial", thanë ata, duke shtuar se sipas gazetarëve dhe stafit të gazetave, ishte miratuar një mbështetje për nënpresidenten, Kamala Harris dhe vendimi për të mos mbështetur asnjë kandidat është bërë nga Bezos.

Media të shumta kanë raportuar gjithashtu se Robert Kagan, redaktori kryesor i gazetës, ka vendosur të japë dorëheqjen nga bordi redaktues pas vendimit të gazetës.

Susan Rice, ish-ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara dhe ish-këshilltare e politikës së brendshme për administratën e Biden, e quajti vendimin "hipokrit".

“Ky është lëvizja më hipokrite, e djallëzuar nga një botim që supozohet të kërkojë llogari nga njerëzit në pushtet.” shkroi Rice./Versus.al

 

 

 

Poll