BOTA /

Trump refuzon armëpushimin me Iranin: Ata janë të mbaruar!

Donald Trump refuzon armëpushimin me Iranin, duke deklaruar se SHBA ka shkatërruar kapacitetet ushtarake të Teheranit. Ai thekson se, pavarësisht tensioneve në Ngushticën e Hormuzit, Irani është “i mbaruar” nga ana ushtarake.

Shkruar nga Versus

Trump refuzon armëpushimin me Iranin: Ata janë të mbaruar!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se nuk mbështet idenë e një armëpushimi me Iranin, gati tre javë pas nisjes së konfliktit mes dy vendeve.

Duke folur për mediat përpara nisjes nga Shtëpia e Bardhë drejt Floridës, Trump u shpreh i prerë: “Unë nuk dua një armëpushim. Nuk bëhet armëpushim kur po shkatërrohet plotësisht kundërshtari.”

Ai pretendoi se Shtetet e Bashkuara kanë neutralizuar kapacitetet kryesore ushtarake të Iranit, duke përfshirë flotën detare, aviacionin dhe sistemet e mbrojtjes kundërajrore. “Gjithçka është jashtë funksionit,” tha presidenti amerikan.

Trump theksoi se SHBA gëzon liri të plotë veprimi në terren, megjithëse pranoi se Irani vijon të bllokojë Ngushtica e Hormuzit, një nga arteriet më të rëndësishme të transportit global të naftës.

“Por nga pikëpamja ushtarake, ata janë të mbaruar,” përfundoi ai./ Versus.al

Poll