MAGAZINË /

Ana Lika rrëfen historinë e dashurisë me Bjordi Mezini: “Në fillim nuk e kam pëlqyer fare”

Ana Lika zbulon se historia e saj me Bjordi Mezin nuk nisi si dashuri me shikim të parë, madje në fillim nuk e kishte aspak qejf. Marrëdhënia e tyre u ndërtua gradualisht përmes punës dhe bashkëpunimeve ndër vite.

Shkruar nga Versus

Ana Lika rrëfen historinë e dashurisë me Bjordi Mezini:

Aktorja e njohur Ana Lika ishte e ftuara e parë në emisionin Goca&Gra, ku ndau detaje të veçanta nga historia e saj e dashurisë me partnerin, regjisorin Bjordi Mezini.

Ajo tregoi se njohja e tyre ka nisur vite më parë në ambientet e Top Channel, por pa ndonjë pëlqim të menjëhershëm.

Madje, Lika pranoi se në takimin e parë nuk i kishte lënë aspak përshtypje të mirë.

“Mbaj mend takimin e parë me Bjordin… nuk më pëlqeu dhe e urreva,” u shpreh ajo me sinqeritet.

Sipas aktores, rrugët e tyre u kryqëzuan sërish vite më vonë në një ceremoni mortore, ku Mezini i propozoi një rol.

Edhe pse fillimisht nuk pati vazhdimësi, një tjetër mundësi bashkëpunimi i bashkoi, duke sjellë kështu edhe afrimin mes tyre.

Ana Lika theksoi se lidhja e tyre nuk ka qenë “dashuri me shikim të parë”, por është ndërtuar gradualisht përmes punës së përbashkët dhe kohës së kaluar bashkë, duke u kthyer sot në një histori të qëndrueshme.

“Mendoj që ishte dhe zgjedhje e Bjordit në heshtje që lidhja jonë ishte hermetike. Ne u gjendëm shumë mirë bashkë pasi punonim dhe bashkë. Nuk besoj që ishte dashuri me shikim të parë. Nuk e kam pasur qejf. Mbaj mend takimin e parë me Bjordin, ku ka qenë i ftuar në “Pa limit” këtu në Top Channel. Nuk më pëlqeu dhe unë e urreva. Pas disa vitesh u takuam në një ngushëllim, më propozoi për një rol. I thashë ‘patjetër’ dhe i jap adresën e e-mail. Prita skenarin dhe hiç. Pas shumë vitesh më vjen një telefonatë dhe më propozojnë një rol që e pranova. Shkova dhe atje gjej Bjordin në tavolinë. E pranova rolin, filluam të kishin probleme si aktor-regjisor”, tha ajo.

 

Tags:

anna lika

Poll