
Dakota Norris, djali i aktorit legjendar të filmave aksion, Chuck Norris, ka ndarë dhimbjen dhe krenarinë e tij pas ndarjes nga jeta të babait.
Në një postim në Instagram, Dakota publikoi foto bardh e zi të tyre së bashku dhe i shoqëroi ato me një mesazh shumë prekës.
“Babi, është e vështirë të gjej fjalët e duhura për këtë, por do të përpiqem. Ti ishe personi që admirova gjithë jetën time… Jam shumë krenar që jam djali yt. Kujtimet që krijuam, mësimet që më mësove dhe të qeshurat e panumërta që ndamë do të qëndrojnë me mua për pjesën tjetër të jetës sime. Faleminderit për gjithçka që i ke dhënë familjes sonë dhe për shembullin që jep çdo ditë. Të dua, babi. Do të më mungosh përgjithmonë,” shkroi Dakota.
Mesazhi i tij prekës ka marrë mijëra reagime nga fansat që ndajnë dhimbjen e humbjes së Chuck Norris dhe e nderojnë trashëgiminë e tij si aktor dhe njeri./ Versus.al
View this post on Instagram

