Në juglindje të Ukrainës, përgjatë vijës së frontit në Zaporizhzhia, shërbimet ushtarake të inteligjencës ukrainase (HUR) kanë nisur prej një muaji një operacion sekret, të koduar me emrin “Dronocid”. Objektivi i tij është i qartë: eliminimi i operatorëve rusë të dronëve, të cilët luajnë një rol kyç në luftën e teknologjisë ajrore që po zhvillohet midis Kievit dhe Moskës.
Sipas HUR, operacioni – që vazhdon ende – ka identifikuar 90 pika strategjike të përdorura nga njësitë ruse të dronëve për misione zbulimi dhe sulmi. Deri tani, Ukraina pretendon se ka neutralizuar ose plagosur rëndë 42 operatorë rusë të dronëve.
Në këtë ofensivë marrin pjesë disa njësi të specializuara, përfshirë:
Komandën e Forcave Ajrore,
Brigadën e 128-të të Sulmit Malor,
Brigadën e 128-të të Mbrojtjes Territoriale,
Njësinë Flying Skull e specializuar në armë pa pilot,
Njësi të ndryshme të forcave tokësore në rajon.
????"Dronocide": Ukrainian Forces Target russian UAV Operators in Coordinated Strike Campaign
— Defence Intelligence of Ukraine (@DI_Ukraine) July 4, 2025
????: https://t.co/FCtmMYuW0t pic.twitter.com/PTBP3g7Ovk
Pamjet e publikuara nga HUR në kuadër të një fushate mediatike mbështetëse për këtë operacion, tregojnë baza të shkatërruara ruse. HUR e ka përshkruar këtë ofensivë si “një muaj për të zhdukur gjithçka”, duke theksuar intensitetin e goditjeve ndaj infrastrukturës së dronëve rusë. Qëllimi është të zbutet presioni mbi infrastrukturën ukrainase në vijën e parë të frontit.
Rusia kundërpërgjigjet me një sulm rekord
Megjithatë, kjo fushatë intensive nuk e ka ndalur Rusinë nga një kundërsulm masiv gjatë natës së të enjtes ndaj të premtes, duke ndërmarrë sulmin më të madh që nga fillimi i luftës në vitin 2022.
Në total, Rusia ka lëshuar 550 mjete shpërthyese mbi Ukrainë, përfshirë 539 dronë, të kombinuar me raketa të llojeve të ndryshme – përfshirë ato balistike. Ky vlerësohet si asualti më i rëndë ajror deri më sot.
Ukraina godet prapë brenda territorit rus
Ndërkohë që përballet me valë sulmesh, Ukraina nuk e ka ndalur ofensivën ndaj objektivave ruse. Të premten, ushtria ukrainase njoftoi për një sulm të suksesshëm mbi një instalim ushtarak në rajonin e Moskës, ku dyshohet se prodhohen lëndë termobarike për dronët iranianë Shahed që përdoren nga Rusia.







