Dy ditë pas sulmit të parandaluar në një koncert të Taylor Swift në Vjenë, Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për një rrezik sulmi terrorist në të gjithë Europën.
Vladimir Voronkov, shefi i OKB-së kundër terrorizmit është shprehur të entjen (8 gusht) se ISKP dega afgane e Shtetit Islamik përbën kërcënim të madh për Europën, pas rritjes ndjeshëm të ndikimit ë saj.
ISPK ka "forcuar aftësitë e saj financiare dhe logjistike gjatë gjashtë muajve të fundit," shpjegoi Voronkov.
Kjo u bë e mundur “pjesërisht falë mbështetjes së diasporës afgane dhe të Azisë Qendrore”.
Rreziku që ISPK-ja të kryejë sulme jashtë vendit është “plotësisht i dukshëm”, paralajmëroi zyrtari i OKB-së.
Në vitin 2021, ISKP nga provinca Khorasan (rajoni që rrethon Afganistanin, Taxhikistanin dhe Uzbekistanin) fitoi rëndësi ndërkombëtare kur kreu një sulm në aeroportin e Kabulit, pikërisht aty ku amerikanët po largoheshin nga Afganistani.
Kjo degë e IS ishte gjithashtu pas një sulmi të planifikuar në Katedralen e Këlnit.
Tre persona të dyshuar për terrorizëm u arrestuan në afërsi të Vjenës ditët e fundit.
Sipas hetimit, i dyshuari kryesor, shqiptari Beran Aliaj i “betuar për besnikëri” ndaj grupit xhihadist Shteti Islamik (IS), po përgatiste një sulm vetëvrasës në një prej koncerteve të yllit amerikan Taylor Swift në Vjenë.
Më shumë se 60 mijë shikues pritën në stadiumin Ernst Happel për këtë shfaqje të Swift.
Në kryeqytetin austriak ishin planifikuar tre koncerte të shitura por për arsye sigurie u anuluan.
"Terrorism remains a significant challenge for the international community that no State can tackle alone."@UN_OCT chief tells the Security Council that there must be inclusive, multilateral responses in order to eradicate terrorist threats.https://t.co/kCcTooVLI8 pic.twitter.com/eyYwfG5JLI
— United Nations (@UN) August 8, 2024







