BOTA /

Pas 38 ditësh, Papa Françesku lë spitalin dhe kthehet në Vatikan! Përshëndet besimtarët, flet për luftën në Gaza

Shkruar nga Versus

Pas 38 ditësh, Papa Françesku lë spitalin dhe kthehet në

Papa Françesku ka lënë spitalin ku ishte i shtruar prej 38 ditësh pasi u diagnostifikua me Pneumoni dhe pati vështirësi të mëdha në frymëmarrje.

Gjatë daljes nga spitali, ai përshëndeti besimtarët nga ballkoni duke iu drejtuar me fjalët “Faleminderit për lutjet tuaja, le të lutemi të gjithë për paqe”.

“I falënderoj të gjithë, e përshëndes këtë zonjë me lulet e verdha”. Këto ishin fjalët e para të Papës teksa u shfaq në ballkonin e spitalit Gemelli pas 38 ditësh shtrimi.

Ai u shpreh i pikëlluar nga rifillimi i bombardimeve në Gaza dhe bëri thirrje për lirimin e pengjeve në mënyrë që të ndalen sulmet. Sipas mjekëve, do të duhen 2 muaj që Papa Françesku të shërohet plotësisht. Versus.al

Poll