BOTA /

Përfundon armëpushimi, Izraeli sulmon Hamasin, 200 palestinezë të vdekur

Shkruar nga Versus

Përfundon armëpushimi, Izraeli sulmon Hamasin, 200 palestinezë

Armëpushimi i vendosur më 19 janar të këtij viti mes Hamasit dhe Izraelit siç duket ka përfunduar. Gaza u sulmua me bombardime ajrore duke lënë të vdekur 200 njerëz.

Grupi militant palestinez i Hamasit në një deklaratë të lëshuar, akuzoi Izraelin për shkelje të armëpushimit.  Sulmet u raportuan në shumë vende, duke përfshirë Gazën veriore, qytetin e Gazës dhe Deir al-Balah, Khan Younis dhe Rafah në Rripin qendror dhe jugor të Gazës. Zyrtarët e ministrisë palestineze të shëndetësisë thanë se shumë nga të vdekurit ishin fëmijë.

Ushtria izraelite, e cila tha se goditi dhjetëra objektiva, tha se sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe do të shtrihen përtej sulmeve ajrore, duke rritur perspektivën që trupat tokësore izraelite mund të rifillojnë luftimet.

Sulmet ishin shumë më të gjera në shkallë sesa seritë e rregullta të sulmeve me dronë që ushtria izraelite ka thënë se ka kryer kundër individëve ose grupeve të vogla të militantëve të dyshuar dhe pason disa javë përpjekjesh të dështuara për të rënë dakord për një zgjatje të armëpushimit të rënë dakord më 19 janar.

Një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë në Gaza tha se numri i të vdekurve ishte të paktën 200.

Hamasi tha se Izraeli kishte përmbysur marrëveshjen e armëpushimit, duke e lënë të pasigurt fatin e 59 pengjeve që mbaheshin ende në Gaza.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi Hamasin për "refuzim të përsëritur për të liruar pengjet" dhe për refuzimin e propozimeve nga Steve Witkof, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme. Versus.al

Poll