Turqi- Zjarri që shpërtheu një ditë më parë në një hotel 12 katësh të një resorti skish në Bolu ka lënë pasoja katastrofike dhe deri më tani numri i viktimave ka arritur në 76 persona.
Dy prej viktimave ndërruan jetë për shkak se u hodhën nga ndërtesa e lartë me qëllim që t’u shpëtonin flakëve. Mes viktimave ka edhe fëmijë.
Ndërsa më shumë se 50 persona u plagosën gjatë pushimeve dimërore që u kthyen në tragjedi. Nëntë persona janë arrestuar si pjesë e një hetimi për zjarrin. Mes të arrestuarve është edhe pronari i hotelit.
Dyshimet janë se zjarri filloi në restorant dhe më pas u përhap në të gjithë ndërtesën. Vetëm 45 nga 76 personat e vdekur janë identifikuar, ndërsa përpjekjet për identifikimin e viktimave të tjera vazhdojnë. Versus.al







