BOTA /

“S’ka mbretër”, mijëra tubime në SHBA kundër Trump, New York-u “pushtohet” nga protestuesit

Po ashtu në Berlin e Romë janë mbajtur tubime në solidaritet të protestuesve amerikanë.

Shkruar nga Versus

“S’ka mbretër”, mijëra tubime në SHBA
SHBA- Sot u zhvillua tubimi i parë masiv i organizuar kundër politikave të presidentit Donald Trump. Në të gjithë vendin janë organizuar 2500 tubime të mbajtura njëkohësisht. 

"No Kings", që përkthehet "s'ka mbretë", është një koalicion i udhëhequr nga forcat e majta që kanë theksuar kundërshtitë e forta kundër Trump.

“S’ka mbretër”, mijëra tubime në SHBA  

Guvernatorët republikanë kanë vendosur trupat e Gardës Kombëtare në gatishmëri, ndërsa është e paqartë për praninë ushtarake.

Organizatorët e protestës thonë se tubimi do të sfidojë “autoritarizmin” e Donald Trump. Po ashtu në të gjithë Evropën, protestuesit kanë dalë në rrugët e Berlinit, Madridit dhe Romës për të treguar solidaritet me homologët e tyre amerikanë. Versus.al

Poll