BOTA /

Putin kërcënon Kievin: Zgjidhje politike ose Rusia e mbyll konfliktin me forcë!

Presidenti rus: Ukraina zgjodhi luftën, ne po përpiqemi t’i japim fund

Shkruar nga Versus

Putin kërcënon Kievin: Zgjidhje politike ose Rusia e mbyll konfliktin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është rikthyer sërish te lufta në Ukrainë, duke lëshuar paralajmërime të drejtpërdrejta ndaj autoriteteve në Kiev. I cituar nga agjencia shtetërore ruse Tass, Putin deklaroi se nëse Ukraina nuk pranon një zgjidhje politike të konfliktit, Rusia do ta përfundojë atë me forcë.

“Së pari kemi kërkuar zgjidhje paqësore. Nëse Kievi nuk dëshiron ta zgjidhë konfliktin në mënyrë paqësore, Rusia do ta çojë deri në fund operacionin e saj ushtarak special me forcë”, u shpreh Putin.

Sipas tij, autoritetet ukrainase kanë qenë ato që kanë zgjedhur përshkallëzimin e situatës, duke nisur një konflikt të hapur ushtarak.

“Autoritetet e Kievit preferuan të nisnin armiqësi në shkallë të gjerë. Një luftë. Ata filluan një luftë. Ne po përpiqemi t’i japim fund”, tha presidenti rus.

Putin theksoi se Moska që në fillim kishte kërkuar tërheqjen e forcave ukrainase nga territoret e kontestuara, duke pretenduar se kjo do të kishte shmangur përplasjen ushtarake.

“Që në fillim kemi thënë se trupat e regjimit të Kievit duhet të tërhiqeshin nga këto territore. Atëherë nuk do të kishte pasur operacione ushtarake. Nuk do të kishte pasur luftë nëse do të na kishin dëgjuar”, shtoi ai.

Deklaratat e Putinit vijnë në një moment kur lufta në Ukrainë vazhdon të mbetet një nga krizat më të rënda të sigurisë në Evropë, mes përpjekjeve diplomatike të dështuara dhe përshkallëzimit të tensioneve mes Rusisë dhe Perëndimit. /VERSUS 

Poll