BOTA /

Qëllohet me grushte në mes të rrugës, kryeministrja e Danimarkës  

Shkruar nga Versus

Qëllohet me grushte në mes të rrugës, kryeministrja e

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, është sulmuar fizikisht nga një person në qendër të Kopenhagenit këtë të premte.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zyra e Kryeministrisë me anë të një deklarate ku thuhet se Frederiksen ka mbetur e tronditur, por fatmirësisht pa lëndime serioze.

Sipas BBC, një person iu afrua kryeministres dhe e goditi, ndërsa u vu menjëherë në pranga nga policia.

Për ngjarjen ka reaguar menjëherë shefi i BE-së, Charles Michel dhe presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, të cilët e konsideruan sulmin si të tmerrshëm.

Policia konfirmoi ngjarjen e rëndë dhe që ka vënë në pranga autorin, por nuk pranoi të jepte më shumë detaje.

Poll