Kosovë- Një 36 vjeçar i identifikuar si B.S ka rënë në prangat e policisë pasi vendosi të qëllonte në ajër në një dasmë për të vijuar “traditën” e të shtënave me armë zjarri në raste gëzimesh.
“Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë personin: B.S. I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtimes dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”- njoftohet nga policia.
Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj, gjatë momentit që të ftuarit po kërcenin. 36 vjeçari është dërguar në paraburgim ku do të mbahet për 48 orë ndërsa i është sekuestruar arma e krimit tip “pistoletë”. Versus.al







