BOTA /

Raketa e tretë iraniane hyn në hapësirën ajrore të Turqisë, NATO e rrëzon

Donald Trump deklaron: “Irani është pranë dorëzimit”. Teherani nën bombardime

Shkruar nga Versus

Raketa e tretë iraniane hyn në hapësirën ajrore të

Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen. Një raketë balistike e lëshuar nga Irani ka hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë, por është rrëzuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s, sipas njoftimit të Ministrisë turke të Mbrojtjes. Autoritetet bëjnë me dije se kjo është raketa e tretë e interceptuar mbi territorin turk brenda pak ditësh.

Raketa e tretë iraniane hyn në hapësirën ajrore të

Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një bisede me udhëheqësit e G7, ka deklaruar se Irani është “pranë dorëzimit”. Sipas raportimit të Axios, që citon zyrtarë të lartë, Trump ka theksuar se operacioni ushtarak “Epic Fury” ka qenë i suksesshëm, duke thënë se ka “eliminuar një kancer që kërcënonte të gjithë”.

Megjithatë, ai shtoi se aktualisht nuk ka një udhëheqës në Teheran me autoritet për të shpallur një dorëzim të mundshëm. “Askush nuk e di kush është udhëheqësi, kështu që nuk ka kush ta njoftojë dorëzimin,” është shprehur Trump.

Ndërkohë, shpërthime të fuqishme janë raportuar këtë mëngjes në Teheran, në ditën e katërmbëdhjetë të luftës së nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Iranit. Ushtria izraelite konfirmoi se ka nisur një valë të gjerë sulmesh që synojnë infrastrukturën e regjimit iranian në kryeqytet.

“IDF sapo ka filluar një seri sulmesh të gjera ndaj infrastrukturës së regjimit iranian në të gjithë Teheranin,” thuhet në deklaratën zyrtare të ushtrisë izraelite, ndërsa situata në rajon mbetet jashtëzakonisht e tensionuar.

 

Poll