BOTA /

Rritet bilanci i viktimave/ 24 të vdekur dhe qindra të zhdukur në Los Angeles

Numri i viktimave në “Los Angeles” vijon të rritet, duke kapur shifrën e 24 viktimave si dhe qindra të zhdukurve, brenda disa ditësh. Sipas autoriteteve situata është tejet kritike dhe ky numër do vijojë që të rritet në orët apo edhe ditët në vazhdim.

Shkruar nga Versus

Rritet bilanci i viktimave/ 24 të vdekur dhe qindra të zhdukur në

 

Numri i viktimave në “Los Angeles” vijon të rritet, duke kapur shifrën e 24 viktimave si dhe qindra të zhdukurve, brenda disa ditësh. Sipas autoriteteve situata është tejet kritike dhe ky numër do vijojë që të rritet në orët apo edhe ditët në vazhdim.

“Era potencialisht po bëhet më e forta dhe e rrezikshme”, tha Deanne Criswell, administratorja e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, ose FEMA, për emisionin “State of the Union” të rrjetit CNN. “Asnjëherë nuk e dini se në ç’drejtim po fryjnë”.

Bregu Perëndimor I Kalifornisë vijon të jetë I përfshirë nga “ferri” i flakëve. Deri më tani krahas bilanc tragjik të humbjes së jetëve, bilanci i dëmeve ka kapur vlerën e miliarda dollarëve.

Mbi 100 mijë persona janë evakuuar nga zona e rrezikut. /Versus.al/

Poll