BOTA /

Sarkozi refuzon të hajë ushqim burgu, ka frikë nga helmimi! Regjimi i pazakontë dietik i ish-presidentit francez

Ish-presidenti i Francës ka frikë se ushqimi i sjellë në qelinë e tij është pështyrë ose edhe është helmuar - Ai po ha vetëm kos dhe po pret nëse do të lirohet apo jo më 10 nëntor.

Shkruar nga Versus

Sarkozi refuzon të hajë ushqim burgu, ka frikë nga helmimi!

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka shqetësuar rrethin e tij të ngushtë me mënyrën e veçantë të ushqyerjes që po ndjek prej arrestimit të tij më 21 tetor në burgun Sante në Paris. Sipas mediave franceze, Sarkozy ka vendosur vetë të ndjekë një regjim të pazakontë dietik.

Duke kuptuar ndjenjat armiqësore që shumë nga të burgosurit e tjerë kanë ndaj tij, ai refuzon të prekë ushqimin që i serviret në qelinë e tij. Sipas burimeve të cituara nga media, Sarkozy ka frikë se dikush mund t'i pështyjë ushqimin, nëse jo diçka më të keqe, helmim.

Ajo që e bën problemin edhe më të madh është se ish-presidenti e ka “djegur” alternativën tjetër ndaj ushqyerjes së tij në burg, përgatitjen e ushqimit vetë: “Ai as nuk di të ziejë vezë!”, zbulon një person nga rrethi i tij i ngushtë. “Dhe, që nga fillimi, e refuzon”.

Kështu, që nga dita e arrestimit të tij 2.5 javë më parë, Nicolas Sarkozy ka ngrënë vetëm kos.

Ajo që mbetet për t’u parë është nëse ky agjërim i veçantë që po mban ish-presidenti do të “ndikojë” te gjyqtari, i cili më 10 nëntor do të vendos nëse Sarkozi do të lirohet apo do të qëndrojë në burg.  

Sarkozy po vuan një dënim me pesë vjet burg për financimin e supozuar të fushatës së tij zgjedhore të vitit 2007 nga Libia.

Dy oficerë policie të armatosur qëndrojnë 24 orë në një qeli ngjitur me ish-presidentin.

Ministri i Brendshëm francez Laurent Nunez tha se ky vendim u mor për shkak të një kërcënimi për jetën e Sarkozy-t, natyrën e të cilit nuk e specifikoi./Versus.al

Poll