BOTA /

Shembet ballkoni i pallatit në Napoli, 2 të vdekur dhe 13 të plagosur! Mes tyre 7 fëmijë

Si pasojë e shembjes së ballkonit në katin e tretë, janë prekur edhe 2 katet e para të pallatit.

Shkruar nga Versus
Shembet ballkoni i pallatit në Napoli, 2 të vdekur dhe 13 të
Foto nga vendngjarja

Itali- Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe 13 të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së ballkonit në një pallat në Napoli. Shembja e ndodhur në katin e tretë të pallatit, ka përfshirë edhe ballkonet e katit të dytë dhe të parë.

Mediat italiane shkruajnë se të vdekur kanë mbetur një 29 vjeçar dhe një 35 vjeçare, të cilët kanë ndërruar jetë sapo janë transportuar në spital.

Ndërkohë, 7 prej të plagosurve janë fëmijë të grupmoshës 2-8 vjeç. Në vendngjarje nisi një inspektim për të siguruar zonën dhe evakuuar personat që mund të rrezikoheshin nga shembja e mëtejshme. Versus.al

Poll