BOTA /

Skandal në Greqi: Drejtoresha e KEP-it varrosi nënën e saj me ndihmën e një shqiptari për të përfituar pensionin e saj

Ajo është shprehur se shqiptari që e ndihmoi ishte punëtor në fshat, por askush nuk e ka identifikuar ende - Banorët nuk e kanë parë nënën e 62-vjeçares që nga viti 2021.

Shkruar nga Versus

Skandal në Greqi: Drejtoresha e KEP-it  varrosi nënën e saj me

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur opinionin publik në Greqi.

Një 62-vjeçare, drejtoreshë e një KEP-i në Viotia, akuzohet se ka varrosur nënën e saj 91-vjeçare pranë shtëpisë, me qëllim që të vazhdonte të përfitonte pensionin e saj.

“Nëna ime vdiq nga shkaqe natyrore. Vendosa ta varros me ndihmën e Jannit, një shqiptar nga fshati, sepse kisha probleme financiare. Nuk kisha para dhe më duheshin”, ka thënë ajo përpara hetuesve.

Megjithatë, mister mbetet identiteti i shqiptarit të përmendur. E dyshuara e përshkroi atë si punëtor në fshat, por deri më tani asnjë banor nuk e njeh dhe nuk e ka parë. Autoritetet greke po e konsiderojnë vendimtar gjetjen e tij, për të kuptuar nëse ka qenë realisht i përfshirë në varrosjen e trupit.

Banorët e zonës deklaruan se nuk e kishin parë të moshuarën që prej vitit 2021, ndërsa 62-vjeçarja u thoshte vazhdimisht se ajo ndodhej në shtëpi. Dyshimet u shtuan kur e bija nisi të paraqiste në institucionet publike një tjetër të moshuar, duke e prezantuar si nënën e saj.

Pas denoncimeve, policia kontrolloi banesën e saj dhe gjatë kërkimeve gjeti trupin e pajetë të 91-vjeçares të varrosur në një gropë të cekët pranë një stalle. Trupi ishte mbuluar vetëm me pak dhe, për shkak të gropës së vogël, i ndjeri ishte vendosur i përkulur.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar nëse shqiptari i përmendur si “Janni” është person real apo një sajesë e 62-vjeçares./Versus.al

Poll