BOTA /

Sondazhi i Barometrit, shumica e evropianëve ndryshojnë mendim, ja çfarë thonë për zgjerimin e BE

Shkruar nga Versus

Sondazhi i Barometrit, shumica e evropianëve ndryshojnë mendim, ja

Zgjerimi i Bashkimit Europian dhe nevoja e “unitetit” në një kohë të vështirë përsa u takon zhvillimeve gjeopolitike ka bërë që shumë skeptikë të ndryshojnë mendim. Tashmë më shumë se gjysma e evropianëve e mbështesin procesin e zgjerimit.

Plot 56% e qytetarëve miratojnë hapjen e projektit evropian ndaj vendeve të tjera.

Sipas një sondazhi të Eurobarometrit, shtetet anëtare më mbështetëse janë Suedia (79%), Danimarka (75%) dhe Lituania (74%). Në anën tjetër, Austria (45%), Republika Çeke (43%) dhe Franca (43%) janë më pak të hapura.

Europianët e rinj në veçanti e mbështesin zgjerimin. 67% e 15-24 vjeçarëve janë pro, përpara 25-39 vjeçarëve me 63%. Në përgjithësi, sondazhi tregon se dy të tretat e evropianëve e miratojnë këtë hapje.

"Mbështetja vjen në një masë të madhe nga të rinjtë dhe njerëzit e arsimuar. Dhe kjo nuk është shumë e habitshme...", thotë Corina Stratulat, Drejtore e Asociuar në Qendrën e Politikave Evropiane. Sipas tyre, një zgjerim i tillë do të rriste ndikimin e BE në botë. Versus.al

Poll